Zyrtari i PDK-së: Shpejtim Bulliqi është prototip i Vetëvendosjes në këto zgjedhje

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Avni Bytyçi, zëdhënës i PDK-së, ka reaguar pas pamjeve ku shihet Shpejtim Bulliqi duke sulmuar një qytetar.

Ai ka thënë se Albin Kurti po garon me njerëz të llojit për të cilët i kishte akuzuar partitë e tjera politike.

Reagimi i tij i plotë:

Shpejtim Bulliqi është prototipi i Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje.

Albin Kurti po garon me njerëz të llojit për të cilët i kishte akuzuar partitë e tjera politike. Nga banditë e deri me njerëz me akuza për krim e korrupsion, Albini po synon çkapjen.

Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka program në këto zgjedhje, për këtë arsye ju kanë ikur debateve, përjashto në televizionin e tyre të TV Dukagjinit, por, edhe aty degjove që kishin dështuar keq.

Shteti ynë është shumë i rendësishëm që t’i lihet në dorë një revolucionari endrrimtarë që po tenton me e bind Kosovën dhe botën që Lenini kishte drejtë.

*Shpejtim Bulliqi duke e sulmuar një qytetar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme