Zyrtari i PSD-së: Janë të rrezikshëm ata që pozojnë para portretit të tyre në veturë

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i PSD-së Nol Nushi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar një fotografi të liderit të VV-së, Albin Kurtit me një fans të tij. Ky i fundit, ka vendosur fotografinë e Kurtit në pjesën e përparme të makinës.

Nushi tha se udhëheqësit që pozojnë para portretit të tyre në këtë formë, janë të rrezikshëm.

Ai nuk hezitoi të thotë se shembuj të tillë shohim në vende nuk nuk ka demokraci dhe aty sundon vec lideri.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Nushit:

Te rrezikshëm jane udhëheqësit që pozojnë përpara portretit te tyre te vendosur në habuë të kerrit. Shembuj te tillë, jo veç ne hauba te kerreve, kemi parë me pare dhe mund te shohim edhe sot neper vende ku s’ka demokraci dhe sundon veç lideri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme