Zyrtari nga Kroacia ofron mbështetje për heqjen e vizave, s’komenton taksën ndaj Serbisë

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 15:38 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Çështje Evropiane i Parlamentit të Kroacisë, i kryesuar nga Ivan Milosheviq, në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë, ka zhvilluar takim me anëtarë e Komisionit për Integrime Evropiane, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit Millosheviq tha se Kroacia është e interesuar të bashkëpunojë ekonomikisht me Kosovën dhe se do të vazhdojë përkrahja për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në organizatat evropiane.

“Kroacia jep që nga fillimi për integrimin dhe institucioneve evropiane, na vjen keq që ndodhi ashtu votimi për Interpol, por Kroacia jep përkrahjen e vet edhe liberalizimin e vizave do donim t’i bartim përvojat tona për procese evropiane dhe të kuptojmë në mënyrë serioze se është mjet dhe jo vetëm qëllim për hyrje ne BE”.

“Biseduam për pozitën e komunitetit kroat në Kosovë, patëm garancinë se do të përmirësohet gjendja e kroatëve në Kosovë dhe do ketë një deputet ne kuvend të Kosovës”, tha Millosheviq.

Millosheviq nuk ka komentuar vendimin Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100% ndaj Serbisë, ai tha se është këtu për të shfaqur interesant e Kroacisë që ka ndaj shtetit të Kosovës.

“Unë i prezantova interesat kroate dhe atë çështje ua lëmë dy vendeve politikës dhe regjimeve të doganave të bisedojnë bashkë Prishtinë dhe Beograd, dëshira jonë është për bashkëpunim ekomomik me Kosovën dhe ekzistojnë përjashtime lartësisë se doganave dhe kemi interes qe kompanitë kroate te jenë ne listën për përjashtime”, tha ai.

Blerta Deliu-Kodra, kryesuese e Komisionit për Integrime Evropiane tha se gjatë këtij takimi, Kosovës iu konfirmua edhe njëherë mbështetja e shtetit të Kroacisë, për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon vendi, raporton EO.

“Nga Millosheviq morëm përkrahjen e plot nga Kroacia për liberalizimin e vizave dhe ne agjendën e evropiane, u dakorduam të kemi bartje te legjislacionit nga parlamenti kroat tek i Kosovës, për ne parlamenti i Kroacisë vazhdon të jetë njeri nga shembujt me te mirë dhe perona qe do të i marrim për ne është domethënëse e sidomos në këtë fazë ku po kalojmë ne kuadër te komisionit për integrime evropianë”, tha Deliu.

“Falënderojmë shtetin kroat për votën pro për rekomandim pozitiv të vizave dhe votën pro për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, do kemi takime të tjera ne thellim të bashkëpunimit si dy shtete të pavarura dhe te shkëmbimit tonë ekonomik që Kroacia vazhdon të ketë fuqi për shkëmbim ekonomik ne rastin e Kosovës”, tha ajo.

“Morëm rikonfirmim të plotë te Kroacisë në procesin e liberalizimit të vizave, kjo u dhënë edhe më herët kur vota e Kroacisë ka qenë pro, i njëjti mesazh ishte dhe sot Kroacia vazhdon të jetë mbështetëse për Kosovën e sidomos kur tani kemi nevojë për liberalizimin e vizave”, tha Deliu.

Gjithashtu takim kanë zhvilluar edhe me anëtarët me anëtarë e komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Të ngjashme