Zyrtarizohet edhe një koalicion

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 23:58 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nenad Rashiq, kryetari i Partisë Demokratike Progresive të Kosovës ka dorëzuar në KQZ aplikimin e koalicionit të partisë së tij me partinë Novo Partia Kosovo ( Partia e Re e Kosovës), raporton Ekonomia Online.

Ai në një prononcim para gazetarëve gjithashtu thumboi Listën Serbe se po i shantazhon serbët e Kosovës dhe tha se do të punojë në fuqizimin e rolit të serbëve në Kosovë.

“Nuk do jetë lehtë ta mposhtim  Listën Serbe pasi është një oponent që i përdorë të gjtihë metologjitë e mundshme jo vetëm financiare, por përdorin shantazhe dhE në fund dhunë fizike si ajo në very, ne  konsiderojmë që e bëjmë punën e mirë dhe në aspektin moral jemi të sigurtë që kjo është e vetmja mënyrë që mund ta rrisim rolin e serbëve në institucionet e Kosovës”.

“Këtë vit kemi bërë marrëveshje, nuk do të jemi vetëm parti politike, do të jenë të përfshirë grupe formale e joformale, personat e ndryshëm të cilët do të marrin pjesë në procesin parazgjedhor po ashtu edhe në zgjedhjet më 6 tetor”, tha Rashiq.

Ai shtoi se forcimi i rolit të serbëve dhe bashkëpunimi me institucionet e Kosovës do të jenë esenca e këtij koalicioni.

“Dëshiroj të theksoj se kjo është esenca fillestare e organizimit të tillë që e kemi pasur sonte, është fuqizim i skenës politike serbe, në favor të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, siç e kemi dëshmuar” shtoi ai.

Ai shtoi se Lista Serbe është një kundërshtar i cili përdorë metoda si shantazhimi dhe madje përdorë dhunë fizike dhe ka financim nga jashtë.

“Nuk do të jetë e lehtë, kemi opontent që i përdor të gjitha mjetet e mundshme” tha ai duke shtuar se Lista Serbe ka “sponsor politik të fuqishëm, jo vetëm financiare por po ashtu përdorë edhe shantazhe edhe në fund dhunë fizike, në veçanti në veri”, shtoi ai.

Të ngjashme