Zyrtarja e lartë amerikane: Korrupsioni po pengon liberalizimin e vizave e zhvillimin ekonomik

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 09:24 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendës-shefja e Misionit të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, Colleen Hyland, ka mbajtur fjalim në hapjen e “TechCamp Kosova: Luftimi i Korrupsionit në Ballkan”.

Ajo tha se korrupsionin po pengon liberalizimin e vizave e zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, luftimi i korrupsionit është një ndër prioritetet e Ambasadës Amerikanë në Kosovë, duke shtuar se gazetarët janë qelës për ekspozim e korrupsionit.

“Gazetarët janë qelës për ekspozim e korrupsionit sepse ju keni mundësi t’i prekni gjërat të cilat mund të kalojnë pa u vërejtur puna hulumtuese është kurciare për luftimin e korrupsionit. Korrupsionin është duke penguar liberalizimin e vizave dhe zhvillimin ekonomik. Duhet që të shfrytëzohen aftësitë për zgjidhjen e problemeve konkrete. Korrupsioni është problem në tërë rajonin po ashtu edhe në ShBA. Duke punuar bashkërisht mund t’i gjeni zgjidhjet me të mira”, tha Hyland.

Ajo shtoi se teknologjia ka mundësi për të ndihmuar luftën kundër korrupsionit.

“Ky është një çast i përshtatshëm për të rritur edhe kë tej llogaridhënies dhe transparencë. Teknologjia ka mundësi për të ndihmuar luftën kundër korrupsionit. Shumë prej jush jeni duke bërë rritjen e transparencës në mënyrë që qeveria e Kosovës të jetë e drejtpërdrejt në fondet publike e keni mundësi të ngritin zërin kundër asaj që duhet të pësohet transparenca. OJQ duhet t’i kërkojnë llogari qeverisë”.

 

Të ngjashme