Zyrtarja serbe në Poloni: Kjo është arsyeja pse jemi kundër Kosovës në Interpol

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e Shtetit në ministrinë e Punëve të Brendshme Biljana Popoviq- Ivkoviq në samitin e Poznanit që po i zhvillon punimet në Pooloni i ka folur ministrave të brendshëm të vendeve të rajonit për siç ka thënë “argumentet e Serbisë kundër rishqyrtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Siç i është thënë Tanjugut, Popoviq -Ivkoviq në bisedime theksoi se Prishtina bashkëpunon me Interpolin përmes UNMIK-ut që nga viti 2002, megjithëse është mohuar vazhdimisht kjo , gjë që tregon qartë se për bashkëpunimin policor dhe luftën kundër krimit nuk nevojitet anëtarësimi në këtë organizatë.

Gjatë javës së shkuar, Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lyon të Francës debatoi rreth aplikacionit të Kosovës dhe vendosi në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit e cila këtë vit mbahet në Kili.

Të ngjashme