Prishtina sot ndër qytetet më të ndotura në botë

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Sot në Kosovë po mbretëron mot me temperatura të larta. Përkundër kësaj, nuk preferohet që sot të vizitohet kryeqyteti.

Ajri në Prishtinë është i pashëndetshëm. Sipas ‘Aqicn’, që merret me matjen e cilësisë së ajrit, shkalla e ndotjes është 163.

Gjatë tërë sezonit të dimrit, qytetarët në kryeqytet janë përballur me ajër të ndotur.

Studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajri i ndotur shkurton jetën e njerëzve në mesatare për 1.8 vite.

Të ngjashme