Problemet fizike, Rangnick tregon se a është gati Ronaldo për ndeshjen ndaj Aston Villës

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Pas problemeve fizike që e mbajtën jashtë ndeshjes së Manchester Uniter të hënën e kaluar kundër Aston Villa (1-0), ndeshje kjo për Kupën FA, Cristiano Ronaldo u rikthye në stërvitje me ekipin të enjten dhe duhet të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Ralf Rangnick për ndeshjen e kësaj fundjave.

Kundërshtari do të jetë i njëjtë, me Manchester United që luan në transfertë ndaj skuadrës së Aston Villas.

“Unë mendoj se ata do të jenë të disponueshëm,” tha Rangnick për Ronaldon, Sanchon, Maguire dhe Jones.

“Ata tani janë kthyer në stërvitje, Ronaldo dje dhe Maguire një ditë më parë. Kemi ende stërvitje sot pasdite për të parë nëse janë plotësisht në dispozicion”, tha trajneri gjerman.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme