Prokuroria e Shtetit nis hetimet ndaj Shefes së Telekomit për falsifikim të dokumenteve

Prishtinë | 31 Dhj 2022 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se ka nisur hetimet për rastin e falsifikimit të përvojës së punës nga Burbuqe Hana dhe Ushtrueses së Detyrës  të Burimeve njerëzore në Telekom Leonora Syla.

Burimet kanë thënë se Burbuqe Hana dhe Leonora Syla, dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin zyrtar të dorëzuar në aplikacionin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës me datë 15.11.2022 nga Burbuqe Hana.

Sipas këtij burimi me këtë ata kanë vënë në lajthitje Bordin e Drejtorëve dhe komisionin britanez, të cilët e kanë kaluar procesin e intervistës pa plotësuar kushtet ligjore dhe kushtin e konkursit për 5 vite përvoje menaxheriale, që në këtë mënyrë t’i mundësohet  kundërligjshëm  emërimi si Kryeshefe Ekzekutive Burbuqe Hana.

Në përvojën e punës të dorëzuar në dosjen e aplikacionit për KE, të cilën e posedon IndekOnline, dyshohet se Hana ka falsifikuar pozitat e punës të cilat cilësohen si raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve konform nenit 391 të kodit penal. Këto janë pozitat e paraqitura ne vërtetimin e përvojës se punës ne aplikacion e dorëzuar për pozitën e Kryeshef Ekzekutiv nga Burbuqe Hana me date 15 nëntor 2022:

Sipas këtij burimi, Burbuqe Hana nuk ka qenë Kryeshefe Ekzekutive e Telekomit te Kosovës siç është paraqitur ne përvojën e punës ,si dhe nuk ka pasur pozitën e paraqitur ne përvojën e punës sipas radhës pozita e 16 në dokumentin e përvojës se punës-Udhëheqës për procedura standardet e operimeve-. “Ne ketë mënyrë ka falsifikuar dokumentin për tu mundësuar kundërligjshëm të kaloj në procesin e intervistës. Kjo e fundit është vërtetuar ne formularin e deklarimit të pasurisë që gjendet ne ëebfaqen e agjencionit kundër korrupsionit të dorëzuar nga Burbuqe Hana me date 28 shtator 2020 ku deklarohet se pozita është Kordinatore”, ka thënë ky burim duke i bashkangjitur edhe deklarimin e saj të bërë në AKK-së.

“Pra në formularin e përvojës se punës ka falsifikuar pozitën nga ushtrues e detyrës në Kryeshefe si dhe ka vendosur pozitën e udhëheqjes për të venë në lajthitje bordin e drejtorëve dhe komisionin mbikëqyrës britanez  se pozita e tillë ka pasur pozicion udhëheqës dhe në ketë mënyrë kundër ligjshëm që ti mundësohet procesi i intervistës”, tha ky burim.

Bazuar ne një dokument të vitit 2015, sipas burimit nga menaxheri i financave si dhe informatat nga procedimi i pagave te siguruara nga pagat mujore të realizuara vërehet se Burbuqe Hana nga paga e muajit shkurt 2015 e deri në emërimin e ushtrues e detyrës së kryeshefit 24 prill 2020 është paguar për pozitën koordinator 1377 euro bruto e cila ka vazhduar përsëri pas shkarkimit me pozitën koordinatore deri te emërimi i serishëm i ushtrueses se detyrës se kryeshefit ekzekutiv ne vitin 2021.

“Pozita e koordinatores është vërejtur edhe dokumentet qe janë dorëzuar te ish anëtarët e komisionit parlamentarë për Telekomin. Gjithashtu ne dokumentet publike te Telekomit te Kosovës te publikuara ne ministri shpjegohen se cilat janë pozitat e menaxhmentit te larte ku ne asnjë rast nuk bëjnë pjese pozitat qe ka mbajtur Burbuqe Hana nga 2015 deri 2021 si dhe struktura organizative e publikuar”,tha ky burim.

Të ngjashme