20 fakte psikologjike, që do ju bëjnë ta shihni botën ndryshe

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit kanë pyetur gjithmonë për atë që ndodh brenda mendjes së njeriut. Përse sillemi kështu si sillemi? Përse dëshirat tona nuk kënaqen asnjëherë? Përse sillemi në një mënyrë të caktuar?

Është psikologjia që na i jep përgjigjet për gjithë këto pyetje, dhe gjithashtu hap derën për shumë tipare interesante të qenieve njerëzore.

Më poshtë janë faktet psikologjike më interesante, që jo vetëm ju japin një këndvështrim kuptimplotë të mënyrës si e shihni botën, por edhe ju ndihmojnë të kuptoni më mirë njerëzit përreth jush.

Njerëzve u duhen afërsisht 66 ditë për të krijuar një zakon të ri.

Kujtimi i fakteve është më i kollajtë nëse i keni sytë mbyllur.

Truri dhe “barku” janë të lidhur ngushtë dhe kjo shpjegon përse disa emocione, sidomos stresi, ndikojnë në funksionimin fiziologjik të barkut.

Të duash një imazh të idealizuar apo të imagjinuar të një njeriu nuk është njësoj si të duash një njeri ashtu si është vërtetë.

Nëse i shkruani ëndrrat tuaja, ju ndihmon që t’i formuloni më qartësisht.

Krahasuar me shqisat e tjera, shqisa e nuhatjes është më ngushtë e lidhur me kujtesën.

Të jesh në gjendje të mendosh për mënyrën se si ne njerëzit mendojmë është një shenjë e inteligjencës së lartë.

Secili prej nesh ka tre karaktere – ai që shfaqim, ai që kemi dhe ai që mendojmë se kemi.

Endërrimtarët kanë prirje të shohin më shumë ëndrra dhe janë më të prirur t’i mbajnë mend ato.

Burimi më i rëndësishëm i lumturisë së një fëmije është familja dhe miqtë e ngushtë.

Të flisni me zë të qetë kur debatoni me dikë ju ndihmon që të dominoni kundërshtarin.

Njerëzit që janë mirënjohës jetojnë më të lumtur.

Të folurit e dy gjuhëve ndihmon në vonimin e fillimit të sëmundjes së Alzheimerit.

Njerëzit që kanë rënë në dashuri sillen në mënyrë të ngjashme me njerëzit që kanë çrregullime mendore.

Mënyra më efikase për të memorizuar gjërat është që të bëni 10 minuta pushim për çdo 30-50 minuta mësim.

Njerëzit janë të prirur të krijojnë lidhje të forta emocionale me njerëzit me të cilët këndojnë.

Nëse shpenzoni vetëm 10 minuta për të shkruar për pikat “problematike” përpara provimit, shanset janë që të merrni rezultat më të lartë.

Mungesa e gjumit shkakton irritueshmëri dhe rrit shanset e depresionit.

5 ëndrrat e këqia më të zakonshme janë: Sikur rrëzoheni; Sikur ju ndjekin; Sikur jeni në kurth; Sikur jeni vonë; dhe vuajtja e vdekjes së një njeriu të familjes.

Njerëzit janë të prirur të marrin vendime më shpejt, kur kanë nevojë të shkojnë në tualet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme