20 gjëra që mund t’iu thoni njerëzve negativë

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 21:00 | Nga

Mund të jetë tunduese t’i themi të ndryshojnë qëndrimin, ose t’i shmangim plotësisht. Megjithatë, duke bërë këtë, do të thotë se nuk i empatizojmë, nuk përpiqemi t’i kuptojmë. Kur njeriu bëhet negativ, ai dëmton në radhë të parë veten.

Për këtë arsye, atyre nuk u duhet as gjykimi e as tallja juaj. Atyre u duhet mirësjellja. U duhet t’i përballoni në “errësirën” e tyre. U duhet t’i mbështesni që të gjejnë gëzim dhe kuptim në jetën e tyre.

Ja 20 gjëra që mund t’i thoni njerëzve tuaj të dashur, e që mund t’i ndihmojë ata të rikthehen tek drita.

1. Më trishton të të shoh në këtë gjendje humori. Më intereson të kujdesem për ty, ti e di.

2. Çfarë mund të bëj për të të ndihmuar?

3. Do të nxjerr qenin për xhiro nesër. Dëshiron të vish?

4. Nuk mendoj që gjithë ky shqetësim do të na çojë diku. Le të përpiqemi të mendojmë për disa zgjidhje.

5. E kuptoj që nuk ka kuptim, por a e ke problem të buzëqeshësh për mua?

6. Miku/kolegu/bashkëshorti më tha se sa i mrekullueshëm jeni. Ju vërtet keni rëndësi të jashtëzakonshme për to.

7. Surpriiizë! Të gatova disa biskota.

8. Gjithë kjo bisedë mbi politikën/provimet/drama po më streson. A mund të flasim për një temë tjetër?

9. Le të rreshtojmë tre gjëra të mira që ndodhën sot. Po filloj unë…

10. Kam dëgjuar që je një piktor/këngëtar/volejbollist i mrekullueshëm. Nuk e dija! Më trego më shumë.

11. Jemi të dy super të stresuar. Duhet të bëjmë diçka qetësuese këtë fundjavë. Si thua për një darkë jashtë ose në spa?

12. Le të vizatojmë atë që na shqetëson në formën e kartonëve animati. Vë bast që imi do të jetë më argëtues se yti.

13. Më trego për kujtimin e preferuar të fëmijërisë.

14. E di se si ndihesh. Ta shpif. Uroj që kjo të kalojë sa më shpejt dhe gjithçka të rregullohet.

15. Më trego për kafshët/fëmijët/mbesat dhe nipat. A keni ndonjë foto tyren?

16. Hajde dalim. Duket se ke nevojë për pak diell.

17. Je me fat. Ke shumë gjëra pozitive në jetë. Ndonjëherë, do dëshiroja të isha në vendin tënd.

18. A mund të marr përsipër disa nga punët e tua? Dukesh i mbingarkuar.

19. Hajde këtu të të përqafoj.

20. Shpresoj të ndihesh mirë sa më shpejt.

Mos i shmang njerëzit negativë. Ndaje pozitivi-tetin tënd me ta. Ti ke fuqinë ta bësh botën që të rrethon më të sjellshme, më të ndritshme, dhe më të lumtur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme