22 rregullat për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj, sipas një psikologu

Prishtinë | 29 Tet 2022 | 00:20 | Nga Ekonomia Online

Secili prej nesh e kalon pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur t’i bëjë ëndrrat realitet: nëse është gjetja e punës ideale, dashurisë së përjetshme, krijimit të një familje apo një shtëpije, gjithsesi për të marrë atë që dëshiron në jetë, duhet të punosh shumë.

Dhe ndiqni disa rregulla, të paktën sipas Dr. Mikhail Litvak.

Një psikolog dhe psikoterapeut i njohur rus, Litvak pohon se është e nevojshme të kemi një pasqyrë më të mirë të vetes dhe realitetit ku jetojmë, pasi lumturia dhe suksesi personal dhe profesional varen kryesisht nga mënyra se si vendosim të jetojmë.

Mos i humbisni këto 22 rregulla:

Mos e ndiqni lumturinë!

Lumturia nuk është një e mirë materiale, por diçka brenda jush. Prandaj është e nevojshme të zhvillohen aftësitë personale dhe të reflektohen mbi objektivat e arritura.

Mos u varni nga gjykimi pozitiv i të tjerëve!

Është e rëndësishme që të jeni të kënaqur me veten dhe të jeni të sigurt për cilësitë që posedoni.

Mos kërkoni aprovimin apo pëlqimin e të tjerëve!

Nëse doni diçka, merrni masa për ta marrë atë: mos prisni që të keni pëlqimin e të tjerëve.

Tregohuni njerëz të pjekur!

Përdorni njohuritë për të arritur qëllimet tuaja, pa humbur kohë duke kritikuar ose fajësuar të tjerët.

Planifikoni prioritete dhe veprime!

Në këtë mënyrë ju do të arrini qëllimet tuaja në mënyrë më efektive.

Askush nuk mund të jetë i përjashtuar!

Në garën për përmbushjen personale, disa përparojnë më shpejt se të tjerët, por askush nuk duhet të përjashtohet dhe secili ka të drejtën të ecin përpara dhe të jenë të lumtur, edhe ju po ashtu.

Është e pamundur t’ua bëni qejfin të gjithëve!

Ne nuk mund t’i kënaqim të gjithë: përpjekja për ta bërë këtë do t’ju lodhë emocionalisht e fizikisht dhe t’ju futë në telashe me veten.

Qëndroni larg atyre që ju afrohen për interes!

Nëse dikush ju ka bërë një nder dhe pastaj përpiqet t’ju bëjë të ndjeheni mosmirënjohës ose fajtor, falënderojeni, “paguajini” borxhin dhe largojeni atë nga jeta juaj.

Kërkimi i lumturisë përthith zili!

Një person pa ëndrra ose që nuk ka arritur asgjë në jetë, do të fillojë të flasë keq për ju, ndaj ju duhet të zgjidhni ta injoroni atë.

Mos iu nënshtroni ndjesive dekurajuese!

Edhe gjendjet më të dëshpëruara mund t’ju ndihmojnë të eksploroni thellësinë e shpirtit tuaj dhe të njihni veten më mirë: kështu që ju do të dini më mirë se çfarë doni dhe si ta arrini atë.

Bisedoni me kundërshtarët tuaj!

Në këtë mënyrë do të bëheni të vetëdijshëm për gabimet dhe zakonet e këqija që nuk mund t’i shihni tek vetja.

Fokusohuni në ëndrra të realizueshme!

Mbajini këmbët në tokë ose do të humbni përqendrimin dhe do të ndiheni të frustruar.

Mos e humbni kohën me njerëz sipërfaqësorë!

Thjesht do të humbisni kohën tuaj: bëni më mirë të lexoni një libër të mirë.

Mos u merrni me jetën e të tjerëve!

Përqëndrohuni në diçka më konstruktive, si shkenca apo filozofia.

Armiku juaj më i madh është vetvetja!

Sa më shpejt që ta kuptoni këtë gjë, aq më lehtë do t’i kapërceni pengesat në rrugën tuaj.

Mos ua vini veshin atyre që nuk ju vlerësojnë!

Kur të keni arritur qëllimet tuaja, kritikat e të tjerëve nuk do të kenë asnjë vlerë.

Jini të gatshëm të rriteni në aspektin personal dhe profesional!

Pranoni ndryshimet: është thelbësore për të arritur lumturinë.

Mos kini frikë të flisni me të tjerët!

Veçanërisht në qoftë se ata janë të panjohur: ju mund të pasuroni njohuritë tuaja dhe ata do të mendojnë pozitivisht për ju.

Vetmia nuk është diçka negative!

Ndonjëherë është e domosdoshme që të qëndroni vetëm herë pas here, në mënyrë që të rriteni emocionalisht dhe shpirtërisht.

Nuk ekziston një logjikë mashkullore dhe një logjikë femërore!

Ajo që ekziston është aftësia për të qenë të mençur dhe për të menduar në mënyrë korrekte.

Ndajeni lumturinë me të tjerët!

Kjo është mënyra e vetme për ta rritur lumturinë.

Jetoni për veten tuaj!

Nuk keni pse t’u provoni asgjë të tjerëve.

Të ngjashme