Arsyeja shkencore psë prindërit i ngatërrojnë gjithmonë emrat e fëmijëve

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 09:34 | Nga

Duket se një nga gjërat e përbashkëta të të gjithë prindërve është paaftësia për të mbajtur mend gjithmonë emrat e fëmijëve. Kjo ndodh zakonisht kur janë të zemëruar ose edhe kur nxitojnë. Shumë prindër në të tilla raste mund ta gjejnë veten duke thirrur një emër tjetër që mund të jetë larg emrit të vërtetë të të fëmijës: Eliza, Anna, Dori… një lëmsh i vërtetë.

Pa marrë parasysh emrin e cilit po ngatërroni — të bashkëshortit, shoqes së ngushtë apo të qenit — është një fakt që u ndodh prindërve në të gjithë botën dhe ka një arsye shkencore pse prindërve u ndodh shpesh kjo gjë. Të gjithë mund të qetësohen: sigurisht ka të bëjë me dashurinë.

Sipas një studimi nga “Memory and Cognition”, që ka studiuar këtë fenomen, ka një tendencë që kjo të ndodhë në mesin e njerëzve mes të cilëve ka një marrëdhënie të ngushtë. Nga 1700 pjesëmarrës në studim, shumica e atyre që ngatërronin emrat ishin nëna, të cilat ngatërronin emrat e njërëzve që donin më shumë dhe kishin më afër. “Në përgjithësi, ngatërrimi i emrave ndodh nisur nga marrëdhëniet e ngushta të familjarëve, por edhe mes emrave të gjatë e të shkurtuar”, – thuhet në studim.

Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo ndodh nga mënyra se si truri përpiqet të organizojë informacionin. Në mendje, ruhet më gjatë informacioni që krijohet nga lidhjet e forta. Kjo do të thotë që ky sistem, që njihet si sitemi semantik, i mban emrat e të afërve dhe të dashurve (si emrat e fëmijëve) në të njëjtin vend. Pastaj, nëse përpiqeni për të thënë shpejt një emër specifik, duhet të kalosh nëpër të gjithë listen e emrave që truri ka ruajtur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme