Gjërat që duhet të bëni nëse dikush kalon një krizë ankthi

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Nëse dikush po kalon një krizë ankthi, edhe njerëzit rreth tij shqetësohen. Nuk është e lehtë të menaxhosh një situatë të vështirë kur familjarët po kalojnë një moment të keq.

Mirëpo, ajo çfarë duhet të bëni fillimisht është të qetësoheni dhe të mos panikoheni edhe ju, pasi në këtë mënyrë ju nuk mund ta ndihmoni. Ne do t’ju këshillojmë disa gjëra themelore që duhet të bëni për të mbështetur dikë që po përjeton një krizë ankthi:

Qëndroni të qetë

Mund të jetë e vështirë të qëndroni të qetë, teksa njerëzit tuaj të dashur po kalojnë një krizë ankthi. Mirëpo, duhet të mos i shtoni më shumë stres atyre. Nëse filloni edhe ju të stresoheni, vetëm do ta përkeqësoni situatën. Mundohuni të flisni me qetësi në mënyrë që t’i vini në ndihmë.

Mos i nënvlersoni ndjenjat e tyre

Edhe pse krizat e ankthit nuk janë të rrezikshme, kjo nuk i bën simptomat e tyre më pak të vërteta. Njerëzit mund të ndjejnë gjëra të ndryshme të pakëndshme si dhimbje barku, marramendje ose rrahje të shpeshta zemre. Një krizë ankthi është një përvojë vërtet e tmerrshme dhe frazat“Nuk është diçka serioze”, “Po shtiresh” mund ta përkeqësojnë situatën. Në vend të këtyre fjalëve mund t’i thoni “Unë e di që nuk je mirë, por do ta kalojmë së bashku”.

Pyesni për çfarë kanë nevojë

Mundohuni të shmangni supozimet dhe mos bëni gjëra që vetëm ju i shihni të përshtatshme. Ai person mund të ketë nevojë për një lloj tjetër mbështetjeje, kështu që butësisht pyesni se çfarë ata duan, shkruan class.al. Mos nxitoni t’i bombardoni me një lum pyetjesh dhe respektoni çdo kërkesë që ata kanë, edhe nëse ato ju duken të parëndësishme.

Kujtojuni atyre se nuk është e rrezikshme

Disa njerëz mendojnë se krizat e ankthit janë të njëjta me sulmet në zemër. Mirëpo, kjo gjë nuk është e vërtetë. Nëse e dini se ky person i ishte nënshtruar të gjitha ekzaminimeve mjekësore dhe nuk i është gjetur asgjë shqetësuese për jetën, atëherë duhet t’ia përmendni këtë fakt. Qetësojini ata duke ju treguar se krizat e ankthit nuk janë të rrezikshme dhe asgjë e keqe nuk do t’ju ndodhë.

Të ngjashme