Këshilla mendore për të qëndruar pozitiv gjatë karantinës

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

1.Qëndroni në diell
Asgjë nuk mund t’ju japë një nxitje më të mirë në gjendjen shpirtërore sesa dielli. Dielli siguron doza të shumta të vitaminës D, e cila është diçka që trupi juaj ka nevojë të madhe.

2.Rregulloni shtëpinë
A keni mijëra projekte të vogla rreth shtëpisë tuaj që nuk keni arritur kurrë ti bëni? Epo, të qenit i mbyllur gjatë karantinës ju ofron mjaft kohë që të pikturoni shkallët ose dhomën e gjumit apo ndonjë ide tjetër që e keni pasur më herët.

3.Pastroni shtëpinë
Pastrimi i pranverës mund të jetë diçka që përfshinë të gjithë familjen. Mos harroni të nxirrni sobën dhe frigoriferin dhe të pastroni prapa atyre pajisjeve të rëndësishme.

4.Lexoni një roman
Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, ka pak gjëra aq të dobishme sa një libër i mirë. Ju mund të transportoni veten në një kohë dhe vend tjetër thjesht duke lexuar një histori tërheqëse. Nëse dëshironi të jeni kudo, por të mbërthyer në shtëpi, pse të mos bashkoheni me një histori aventureske që do t’ju tërheqë mendjen.

5.Qëndroni në kontakt me familjen dhe miqt
Ndërsa mund të mos jeni në gjendje të shihni miqtë dhe familjen tuaj gjatë karantinës, ju ende mund të komunikoni. Falë fuqisë së teknologjisë, ju mund të përdorni aplikacione që ju lejojnë të keni thirrje telefonike me video.

6.Përdorni humorin sa më shumë
Shumë njerëz janë duke përdorur Tik Tok për të krijuar video qesharake. Gjithashtu, videot tuaja mund të ndihmojnë dikë tjetër që mund të kalojë një moment të vështirë tani.

7.Largohuni nga lajmet e përditshme
Në kohë pasigurie, është e rëndësishme që të marrim vetëm sasinë e duhur të lajmeve. Ju nuk doni të rëndoni veten me gjithë negativitetin. Përkundrazi, duhet të përqendroheni në gjërat që janë të rëndësishme për ju dhe familjen tuaj.

8.Qëndroni pozitiv duke krijuar një rutinë
Sigurohuni që reagoni me mirësi dhe mirëkuptim. Ndërsa të gjithë duhet të ndjekin rregullat, ju mund të zgjasni një butësi për shkak të rrethanave. Vetëm vazhdoni të kujtoni veten dhe familjen tuaj se së shpejti kjo do të marrë fund.

Shpërndaje me dikë që ka nevojë për pozitivitet në ditët e karantinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme