Këshillat që askujt nuk i shërbejnë

Prishtinë | 19 Shk 2017 | 13:00 | Nga

Sa herë që dikush kalon një situatë të pakëndshme, të gjithë kanë këshillat e tyre gati! Edhe kur bisedoni me një të panjohur për pesë minuta ndërsa shkoni për në zyrë apo kur uleni në kafe, do të kuptoni sa të bezdisshëm mund të bëhen njerëzit (duke përfshirë edhe veten).

Mendoni vetëm për një çast çfarë do të bënit nëse një ndër miqtë apo personat e familjes do të kishin një problem. Përpara se ta ndihmoni, ju do ta këshillonit. Apo jo? Ndoshta sepse dikush ka bërë këtë me ju në një situatë të ngjashme ose e keni parë në TV. Dhe ajo që është më e rëndësishmja: Ju sërish do ta këshilloni edhe pse e dini se sa e panevojshme është.

Por, pse ndodh kjo? A nuk mundemi ta mendojmë dy herë përpara se t’i japim një këshillë dikujt?

Natyrisht. Tani imagjinoni sikur ky person po përpiqet seriozisht ta lërë duhanin, ose të ha shëndetshëm, dhe ju i thoni të heqë dorë nga paketa e cigares. Mos do të ishte më mirë që thjesht të shihni se çfarë po hanë dhe si po ushtrohen?! Në vend që t’i ndihmoni, ju mund t’i bëni të ndjehen të turpëruar, sikur nuk arrijnë dot asgjë. Edhe pse, vetë ata e dinë se ç’kanë hequr në përpjekje e sipër për ta lënë.

Ne nuk e kemi idenë se sa më të fortë se ne janë ato krahasuar me ne. Ndoshta ato po përpiqen ta rrallojnë cigaren bazë jave apo po i rezistojnë ushqimit të tyre të preferuar vetëm që të humbin disa kg.

Kështu që, në vend që të thoni, “ndalo”, pse nuk mundohesh të thuash, “Bëra kështu kur më ndodhi vetë. Dhe funksionoi”?

Hajde, lart moralin!

E mbani mend herën e fundit kur dikush ndihej i mërzitur, dhe në gjendje të keqe, dhe dikush ju pyeti, “Çfarë ndodhi?” Hajt, qetësohu! A ju ndihmoi kjo? Jo. Atëherë si mendoni ta ndihmoni njësoj dikë gjatë humorit të tyre të keq?! Është shumë e thjeshtë. Le të jemi realistë.

Në vend që të flisni për faktin se sa emotivë janë, apo t’i thoni “Moralin lart!” bëni diçka që do t’i bënte të ndiheshin më mirë. Ose, thjesht pyesni, “Si po shkojnë gjërat”?

Nëse ato do duan të ndajnë diçka me ju, do ta bëjnë. Nëse jo, mos i detyroni. Lërini të qetë për një farë kohe.

Është ok të ndihesh i mërzitur. Të gjithë kalojmë kohë të tilla. Dhe më pas, gjithçka shkon në vend. Jepi kohë.

Ki besim! Beso te vetja

Kjo është diçka që e dëgjojmë të gjithë, çdo aplikues për punë, njeri i sporteve apo të tjerëve që iu është thënë të besojnë te vetja, përpos gjithçkaje.

Apo, kur të thonë, “Besimi është seksi. Mbathe çdo ditë.”

Okej, fair enough. Besimi të ndihmon të shohësh gjithçka drejt në fytyrë.

Jemi dakord që besimi do ta ndihmojë sportistin nëse ky ka fituar disa ndeshje të mëparshme. Duke e kujtuar për sukseset e shkuara ju mund ta inkurajoni për të ardhmen. Po si i bëhet me dikë që nuk është praktikuar kurrë fortë dhe sërish t’i këshillosh të ketë besim se do mundet ta fitojë ndeshjen?

Në vend të kësaj, mund t’i thoni të kenë durim.

Po, sigurojini se nëse jo sot, do të bëhet nesër. Lërini të përballen me dështimet e tyre që të ndërtojnë besim.

Thojini që askujt nuk i duhet. Kështu që, vazhdoni të dështoni dhe të provoni, sepse kjo është më e rëndësishmja.

Bëhu vetvetja!

Nëse njerëzit e thonë në kuptimin e parë, është ok. Por, nëse “bëhu vetvetja” kërkon të tregojë për dikë që ato nuk janë në të vërtetë, duhet shmangur si këshillë.

Çfarë do të thotë “të jesh vetvetja” në të vërtetë?

Asgjë përveç asaj që dëshironi, edhe pa e marrë këtë këshillë.

Pse të mos themi për shembull, “Përpiquni të kuptoni si jeni me njerëzit e dashur”?

Ndoshta, dikush nuk është plotësisht në dijeni të kësaj. Të studiosh qeniet njerëzore, në disa raste, ndihmon. Ndihmon të kuptoni se si njerëzit i interpretojnë veprimet tuaja.

Kur njerëzit nisin t’ju thonë, ti duhet të… bësh këtë apo atë në jetë, apo jeta jote duhet të ishte ndryshe… Më fal???

Imagjinoni për një çast që nuk keni asnjë ide se ç’po bëni me jetën tuaj, dhe dikush ju thotë “Jeta jote është e destinuar për këtë, apo atë.” A ia keni gjë për borxh?

Vetëm ju mund të zbuloni thirrjet e jetës tuaj. Kujtojeni këtë, aplikohet për jetën e gjithkujt.

Le të provojmë të themi, “Gjej qëllimin e jetës tënde”.

Nuk ka gjë më të mirë se sa kur dikush e kupton vetë këtë, çfarëdo qoftë.

Jeta është e bukur, dhe e madhe. Edhe sikur të mundeni të ndihmoni një njeri në jetën tuaj, është sukses. Por, bëhu gati të digjesh përpara se të shkëlqesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme