Meshkujt dhe femrat kanë trurin e njëjtë

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 10:42 | Nga

Një studim i ri nuk gjeti asnjë mbështetje për idenë se materia gri e burrave dhe grave, ka tipare të ndryshme anatomike dhe funksionale

Cilësohet aq shumë e mirëqenë, sa që është bërë pothuajse e zakonshme, dhe deri më tani shkenca ka dhënë më shumë se sa një ndihmë në mbështetjen e teorisë se burrat dhe gratë janë të ndryshëm, jo vetëm në tiparet e dukshme anatomike por edhe në tru.

Por a është vërtet kështu? Një studim i ri hedh dyshime mbi pretendimin se dallimet ndërmjet meshkujve dhe femrave shkojnë përtej sferës së organeve gjenitale dhe të shtrihet, siç është cilësuar prej kohësh, edhe në tru.

Tru të ndryshëm

Shumë kërkime e marrin për të mirëqenë ekzistencën e një truri “femëror” dhe një tjetri “mashkullor”, me tipare dhe karakteristika që do të bënin të mundur ndarjen e tyre në dy kategori. Nga një studim i vitit 2013, burrat dhe gratë kanë tru “të lidhur në mënyrë të ndryshme”. Baza shkencore për stereotipet e këtij lloji, janë të vjetra po aq sa edhe bota.

Një grup studiuesish nga institutet të ndryshme kërkimore izraelite gjermane dhe zvicerane pohon megjithatë se kjo ndarje në dy kategori është e pamundur. Për këtë studim, të sapo-publikuar në revistën PNAS, shkencëtarët e udhëhequr nga Dafna Xhoel nga Universiteti i Tel-Avivit, analizuan skanimet e kryera nga rezonanca manjetike e më shumë se 1.400 truve, nga 4 grupe të ndryshme të dhënash.

U mor parasysh struktura e ndryshme anatomike, në veçanti vëllimi, një parametër që zakonisht konsiderohej shumë i ndryshëm mes meshkujve dhe femrave, si dhe shkalla e lidhjeve mes zonave të ndryshme të trurit, edhe kjo e cilësuar shumë herë si një indeks i diferencës mes meshkujve dhe femrave.

Një mozaik

Në përfundim, në bazë të analizës së studiuesve, nuk qe e mundur të identifikoheshin trutë si kryesisht mashkullorë apo femërorë, dhe pastaj për t’i ndarë ato në kategori të veçanta. Vetëm 6 përqind e tyre, rezultuan të kenë karakteristika tipike të një gjinie apo një tjetre, ndërsa shumica qe një përzierje e paparashikueshme e karakteristikave mashkullore ose femërore.

“Edhe kur merren parasysh karakteristikat më të gjera që lidhen me dallimet gjinore, çdo tru është një mozaik unik tiparesh, disa prej të cilave mund të jenë më të zakonshme tek femrat se meshkujt, të tjerët më shumë tek meshkujt se sa femrat, dhe të tjerë akoma, të përbashkët me të dyja gjinitë”- komentojnë autorët. Pavarësisht nga gjinia e “bartësit” të tij, çdo tru ka një përzierje të karakteristikave meshkullore dhe femërore.

Asnjë seks i përcaktuar

Këto rezultate sipas autorëve të studimit, përgënjeshtrojnë hipotezën e mbështetur gjerësisht deri më sot, se truri është femëror “në gjenezë” dhe se në rrjedhën e zhvillimit janë karakteristikat që konsiderohen mashkullore, ato që diferencohen nga forma themelore. Këto të dhëna janë më shumë në përputhje me teorinë që mashkullorizmi dhe feminizmi janë dy procese të ndara, dhe se diferencimi në një drejtim apo në një tjetër, ndodh në mënyrë të pavarur nga indet e ndryshme të trurit.

Mashkullore dhe femërore

Përveç anatomisë dhe fiziologjisë së zhvillimit të trurit, përfundimet e studiuesve kanë të bëjnë me çështjet më të afërta me jetën e përditshme. Edhe duke marrë parasysh matjet e karakteristikave të ndryshme psikologjike, tiparet e sjelljes, zakonet, interesat në lidhje me seksin (për shembull, “preferenca për videolojërat apo për emisionet talk-show), ata patën mundësi të bëjnë një grupim të tyre në kategori tradicionale “meshkuj” dhe “femra”.

Në shumicën e rasteve, çdo individ është një përzierje e preferencave, të cilat zakonisht konsiderohen të jenë kryesisht mashkullore apo femërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme