Nëse femra është e diplomuar, partneri jeton më gjatë

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Dëshironi të jetoni më gjatë? Martohuni me një grua që ka një nivel të lartë arsimimi. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Institutit Suedez për Kërkimet Sociale, pasi kanë krahasuar të dhënat e mbi 1.5 milion personave të moshës nga 30-59 vjeç.

Nga shqyrtimi i të dhënave ka dalë në pah se meshkujt që kishin për partnere një femër të diplomuar kanë shfaqur rrezik vdekshmërie më pak se 25%.

Siç sugjerojnë studiuesit në një botim të bërë në “Journal of Epidemiology and Community Health”, femrat e arsimuara i shtyjnë bashkëshortët e tyre të ndjekin një regjim më të mirë dhe dietë më të shëndetshme. Dhe në rast nevoje, e kurojnë më mirë dhe më me kujdes bashkëshortin e tyre.

Të ngjashme