Si e manipulon një narcisist viktimën e tij?

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 23:16 | Nga Ekonomia Online

Narcisti fillimisht nuk tregon sjelljen e tij të vërtetë por tregon interes, sillet bukur dhe tregon se ka ndjenja. Por më pas ai i transmeton viktimës së tij ndjenja ankthi, dobësie, faji dhe gjithashtu ndjenja shumë të forta varësie dhe dorëheqjeje. Transmetimi i emocioneve rezulton që viktima të ndjejë përgjegjësi dhe emocione negative që janë evokuar qëllimisht nga narcisti.

Qëllimi i narcisistit është të shtypë çdo ndjenjë të vetëvlerësimit të viktimës në çfarëdo mënyre si abuzimi verbal, fizik ose seksual. Narcisti kujdeset bindshëm të ngjallë frikën e viktimës së tij në mënyrë që të besojë se nuk do të mund të mbijetojë larg tij edhe nëse është i pavarur financiarisht. Ofendon viktimën, e zvogëlon atë dhe në hapin tjetër “ofron” “dashuri” dhe “mbrojtje”. Kjo kontradiktë në sjelljen e narcisistit përfundimisht krijon faj tek viktima dhe si rezultat ai gradualisht përfundon duke u ndjerë i pafuqishëm.

Viktima zakonisht vuan nga ankthi dhe çrregullimet fobike, duke e bërë atë personin ideal për narcisin që mund të manipulojë. Dobësia që ndjen, e shtyn viktimën të kërkojë mbështetje – udhëzim dhe përfundimisht të ngecë në një marrëdhënie afatgjatë me fyerje, pasiguri, mungesë besimi, probleme psikologjike dhe ndoshta psikosomatike.

(Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor)

Të ngjashme