Pyetja për “Wagner”, Hill: S’jam zëdhënës i Albin Kurtit

Prishtinë | 31 Dhj 2022 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, në intervistën e dhënë për fundvit është pyetur rreth deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se në barrikadat që ishin vendosur në veri të Republikës së Kosovës kishte pasur edhe anëtarë të grupit “Wagner”.

Hill ka thënë se Kurti për qëndrime e tija flet vet dhe se s’dëshiron që të komentojë një deklarim të tillë.

Diplomati amerikan ka thënë se “s’jam zëdhënës i Albin Kurtit”.

“Fillimisht, më lejoni të them se për qëndrimet e tija Kurti flet vet. Nuk do ta komentoja, nuk jam zëdhënësi i tij”

Të ngjashme