Radoica Radomiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim. Me këtë rast, ai e uroi Radomiroviq për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Ndërkaq, gjatë ditës, Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq.

Të ngjashme