Roma po negocion me Suson

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 16:53 | Nga

Skuadra e Romës është në negociata me mesfushorin Suso, i cili ka kërkuar largimin nga Milani gjatë kësaj vere.

Mediumet italiane kanë raportuar se Roma e sheh Suson si alternativë për brazilianin Malcolm, të cilin ia rrëmbeu Barcelona “nga duart”, transmeton “Koha Ditore”. Mësohet se Roma tashmë i ka ofruar Susos kontratë katërvjeçare me pagë vjetore deri në pesë milionë euro.

Nëse arrihet marrëveshja me Suson, atëherë Roma do të negociojë me Milanin që për lirimin e mesfushorit spanjoll kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim. 24-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022, kurse edicionin e shkuar ishte ndër lojtarët më të dalluar. Suso ka edhe një paraqitje me Spanjën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme