Shërohet pacienti i parë me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se një person i konfirmuar më parë pozitiv me coronavirus, tashmë ka dalë negativ.

Por, IKSHPK’ja thotë se për t’u konfirmuar nëse është shëruar plotësisht pacienti i parë në Kosovë, duhet të bëhet edhe një test tjetër.

“Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka thënë IKSHPK’ja.

Më herët, IKSHPK’ja ka njoftuar se edhe tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 71.

Të ngjashme