​​Isco konfirmon qëndrimin te Reali

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 08:38 | Nga

Ylli spanjoll insiston që nuk do të largohet nga Real Madridi.

Isco ka konfirmuar që do të qëndrojë në Santiago Bernabeu pas një sezoni fantastik që ka treguar me ‘Mbretërit’. Në ndeshjet e fundit, 25-vjeçari ka qenë vendimtar në skuadrën e Zinedine Zidane, duke ndihmuar Realin të shpallet kampion i Spanjës pas pesë viteve pritje.

“Tifozë të Realit, mos u brengosni pasi unë do të qëndroj këtu”, ka thënë Isco.

“Kam kaluar një periudhë të vështirë, por kjo më ka ndihmuar që të forcohem më shumë, falë edhe përkrahjes së madhe që kam marrë nga të gjithë”.

“Do të jem përherë falënderues për atë që keni bërë për mua. Jam duke e shijuar momentin, pasi që kemi treguar se çka jemi në gjendje të bëjmë si ekip”, ka përfunduar Isco.

Realit i ka mbetur edhe një objektiv për të kompletuar një sezon të mrekullueshëm, ku më 3 qershor do të ndeshet me Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve dhe aty kërkon që ta mbrojë titullin e fituar një vit më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme