​Atletico gjen zëvendësuesin e Simeones

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 16:34 | Nga

Atletico Madrid tashmë ka gati zëvendësuesin e trajnerit argjentinas, Diego Simeone.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2020, por ai mund të largohet para kohe.

Kjo nuk pritet të jetë problem për drejtuesit e Atleticos, të cilët tashmë e kanë gati zëvendësuesin e Simeones.

Bëhet fjalë për trajnerin italian të Napolit, Maurizio Sarri, shkruan Il Primato Nazionale.

Tjetër alternativë e Simeones është edhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte, i cili nuk është shumë i lumtur në Londër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme