​Aubameyang në pritje të Arsenalit

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Pierre Emrick Aubameyang do të vazhdoj qëndrimin në Arsenal.

Sulmuesi nga Gaboni, që është lidhur me një largim nga londinezët, ka bërë të ditur se klubi do të vendos për të ardhmen e tij.

Aubameyang nuk e ka rinovuar ende kontratën e cila i skadon në vitin 2021.

“Nuk kam marr ndonjë ofertë nga ndonjë skuadër por jam në bisedime tash e disa kohë me klubin. Deri më tani asgjë nuk ka ndodhur por do të shohim se si do të shkojnë gjërat”, u shpreh Aubameyang.

Për sulmuesin 30-vjeçar së fundi interesim ka shprehur Interi. Këtë sezon në të gjitha garat Aubameyang ka shënuar 20 gola.

Të ngjashme