Kante do ta bartë 7-shin te Chelsea

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 17:32 | Nga

N’Golo Kante ka zgjedhur numrin e fanellës që do të bartë te Chelsea.

Sa ishte te Leicester City, N’Golo Kante kishte mbajtur fanellën me numrin 14, por këtë numër nuk do ta mbajë edhe të Chelsea.

Kjo pasi, mesfushori francez ka zgjedhur të luaj me fanellën me numër 7.

Megjithatë, ky numër njihet pak a shumë si numër i mallkuar te skuadra londineze, pasi futbollistë të mëdhenj që kanë mbajtur këtë numër, nuk kanë mundur të tregojnë më të mirën.

Ndër ta, të fundit që nuk kishin mundur të tregohen të suksesshëm ishin, Adrian Mutu, Maniche dhe Andriy Shevchenko.

Ndërsa, i fundit që ka veshur fanellën me numër 7 ishte mesfushori Ramires, i cili për dallim nga të kaluarit kishte paraqitje më të mira, por në kulmin e karrierës u transferua në kampionatin kinez.

Lista e lojtarëve që kanë bartur numrin 7:
– Ramires
– Shevchenko
– Maniche
– Mutu

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme