​Coutinho mund të përfundojë në PSG

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Barcelonës, Coutinho, mund të përfundojë në skuadrën e kampionit francez, Paris Saint-Germain, në fund të këtij sezoni, sipas të përditshmes franceze, le10sport.

PSG-ja është në mesin e shumë klubeve evropiane që tani ka filluar ta monitorojë situatën e yllit brazilian, Philippe Coutinhos, në Barcelonë, pasi që ai nuk është përshtatur mirë me klubin katalonas deri më tani.

Neymari e ka një lidhje të mirë me bashkëkombësin e tij, Coutinhon. Kjo marrëdhënie mes këtyre të dyve, si dhe shitja e mundshme e Edinson Cavani, bëjnë që të ketë më shumë gjasa për transferimin e Coutinhos në PSG.

Ish-ylli i Liverpoolit ishte transferuar në Barcelona përmes parave të fituara nga shitja e Neymarit në PSG, mirëpo ai nuk arriti kurrë ta zëvendësojë hapësirën që e la bashkëkombësi i tij në skuadrën e katalonasve.

Deklaratat zyrtare nga Barcelona janë se Coutinho nuk do të shitet dhe presidenti i klubit, Josep Bartomeu. ka thënë për një radio spanjolle këtë jave se ata nuk planifikojnë ta lejojnë largimin e brazilianit nga Camp Nou.

“A do ta shqyrtojmë mundësinë e shitjes së Coutinhos? Jo, është një premtim i klubit. Ai luan ndryshe, e di se si luajmë ne. Ne nuk duam ta shesim Coutinhos”, ka thënë Bartomeu për El Partizado de COPE.

Mirëpo, futbollisti ishte më misterioz kur u pyet nëse mund t’i japë fund karrierës së tij në Camp Nou, e cila nuk e arriti asnjëherë nivelin që pritej nga tifozët dhe klubi katalonas.

“Askush nuk e di çfarë do të  ndodhë në të ardhmen. Për momentin, në kokën time mendoj vetëm për punën që duhet ta bëjë”, është shprehur Coutinho.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme