​Drita shpallet kampione e Kosovës në futboll

Prishtinë | 20 Maj 2018 | 18:02 | Nga

Drita është kampione e Kosovës për sezonin 2017/18.

Drita ia arriti qëllimit, pas një sezoni mbresëlënës – u shpall kampion i Kosovës për sezonin 2017/18.

Për të shpallur kampion, Dritës i mjaftoi barazimi kundër Prishtinës në xhiron e fundit, ndeshje që u mbyllë 0-0 në stadiumin “Shani Haxhiislami”.

Skuadra kryeqytetase, luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 32’ e takimit.

Debatik Curri, mbrojtësi i Prishtinës, u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Xhevdet Shabani, shkruan Gazeta Express.

Drita e përfundoi sezonin me 67 pikë, tri më shumë se Prishtina, teksa përgjatë 33 xhirove, pësoi vetëm 2 humbje, regjistroi 13 barazime dhe arriti 18 fitore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme