​Federer në gjysmëfinale

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 16:14 | Nga

Roger Federer kalon më lehtë se që pritej ndaj Tomas Berdych për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Numri dy në ATP listë, triumfoi 3:0 në sete, (7:6, 6:3 dhe 6:4) ndaj çekut të cilin nuk e la që asnjëherë t’ia rrezikonte fitoren. Në gjysmëfinale, tenisti zviceran do të takohet me befasinë e këtij turneu Hyeon Chung. Koreani ka mundur në vetëm 2 orë e 34 minuta lojë amerikanin Tennys Sandgren 3:0 me sete (6:4 7:6 6:3).

Sfida mes dy befasive të këtij turneu i ka buzëqeshur tenistit aziatik, që për herë të parë na karrierë renditet mes katër më të mirëve të një turneu madhor, si Grand Slami australian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme