​Frika nga tërmeti, Drenica largohet nga Durrësi

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Drenica prej ditësh ishte duke u stërvitur në Durrës.

Klubi i futbollit që garon në Superligën e Kosovës tashmë është ka braktisur stërvitjen për shkak se mbrëmjen e djeshme qyteti bregdetar ka ndierë një tjetër lëkundje të fortë tërmeti.

Më një magnitude të shkallës 5.0 rihter, tërmeti u ndje në disa qytete të vendit tonë dhe sigurisht ka pasur edhe panik.

Nga frika, ekipi i Drenicës e ka parë të udhës të kthehet sërish në Kosovë dhe t’i vijojë atje përgatitjet deri në prag të fillimit të kampionatit.

Kjo edhe sepse akoma nuk është harruar ende tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.

Të ngjashme