​Historia e francezit, të cilin Real Madridi e paguante 28 mijë euro në minutë për të fjetur në stol

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Shumë pak njerëz mund ta mbajnë mend atë si lojtar të Real Madridit, mirëpo Julien Faubert u transferua në Madrid para dhjetë vjetësh dhe u largua nga ky klub vetëm gjashtë muaj më vonë, pasi kishte fjetur në stol gjatë një ndeshjeje.

Futbollisti francez u transferua në Santiago Bernabeu më 2 shkurt të vitit 2009, kur u huazua nga West Hami. Ai i luajti vetëm dy ndeshje për klubin madrilen, pasi që nuk arriti ta fitojë besimin e trajnerit, transmeton Gazeta Express.

Për dallim nga dy paraqitjet e tij kundër Racing Santander dhe Athletic Clubit, të cilat u harruan menjëherë, tifozët madrilenë do ta mbajnë mend gjithmonë një moment të ndeshjes si mysafir kundër Villarealit.

Faubert, i cili i binte të paguhej 28 mijë euro për një minutë loje, u kap nga kamerat duke fjetur, i shtrirë në një karrige të bankës rezervë, përderisa skuadra e tij ishte duke e humbur ndeshjen.

Pas karrierës së tij të shkurtër në Madrid, francezi u kthye në West Ham dhe pastaj u transferua në një numër të klubeve, si Elazigspor, Bordeaux, Kilmarnock dhe Inter Turku, para se ta fillonte një karrierë të re në Borneo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme