​Ish-ylli i Juventusit: E refuzova Man Unitedin sepse doja të jetoja në një vend mysliman

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Ofertën nga Manchester Unitedit e refuzoi për një ofertë të klubit nga Katari, Al Duhail, dhe tani Mehdi Benatia ka bërë të ditur se e bëri këtë gjë pasi që dëshironte ta rriste familjen e tij në një vend mysliman.

Manchester Unitedi kishte nevojë për  një qendërmbrojtës të ri në skuadër dhe Benatia ishte njëri ndër lojtarët që klubi dëshironte ta transferonte. Megjithatë, ky transferim nuk u realizua pasi që ish-mbrojtësi i Juventusit e refuzoi ofertën e tyre.

Në vend të transferimit në Manchester United, 31-vjeçari vendosi të transferohet në Katar, ku iu bashkua skuadrës së Al Duhail. Ai e bëri debutimin për klubin e tij të ri në disfatën me rezultat 1:0 kundër Al Gharafa, të enjten.

Benatia, i cili ka luajtur edhe në Romë dhe Bayern Munich gjatë karrierës së tij, ka thënë se ai i kupton kritikat për largimin nga Evropa, mirëpo shpreson se kritikët e tij dhe trajneri i ekipit kombëtar do ta kuptojnë logjikën prapa këtij vendimi.

“Unë u kritikova nga kritikët marokenë kur u transferova në Doha, mirëpo unë dua që të gjithë ta respektojnë vendimin tim sepse kjo ishte gjëja më e mirë për mua dhe familjen time”, ka thënë Benatia.

“Unë dua që fëmijët e mi të rriten në një atmosferë islamike dhe unë mund të shkoja edhe në klube të tjera, si në Arabi Saudite, mirëpo preferoja të vij në Al Duhail sepse ka shumë lojtarë marokenë që luajnë këtu”.

“Trajneri i Marokut, Herve Renard, më njeh mua mirë dhe nëse ai e sheh se unë nuk e meriton një vend në ekipin kombëtar, atëherë unë do ta respektoj vendimin tim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme