​Kur Pique e akuzonte Realin: “Ne jemi ndryshe, s’kemi nevojë të shpenzojmë shuma marramendëse”

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 13:08 | Nga

“Ne jemi ndryshe, s’kemi nevojë të shpenzojmë shuma marramendëse”, ishin fjalët e Pique në vitin 2013.

Barcelona ka shpenzuar afër 400 milionë euro në pesë lojtarë këtë sezon.

Së fundmi Barça bleu Philippe Coutinhon nga Liverpooli për 160 milionë euro dhe nëse fusim këtu edhe blerjen e verës, Ousmane Dembele për 145 milionë – i bie që Barça ka shpenzuar 305 milionë vetëm për dy lojtarë.

Në vitin 2013, Gerard Pique, kishte thumbuar Real Madridin se ka shpenzuar 160 milionë euro për blerjen e tre lojtarëve, ndërsa sot, Barcelona ka blerë 160 milionë euro një lojtar.

“Real Madrid e mbylli vitin pa asnjë trofe dhe shpenzoi 160 milionë euro për tre lojtarë: Illaramendi, Isco dhe Bale. Barcelona nuk ka nevojë ta bëjë këtë. Ne e dimë se jemi ndryshe, sepse ne mund të konkurrojmë me ata edhe pa shpenzuar shifra marramendëse të parave”, kishte Deklaruar Pique.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme