​Legjenda e Man Unitedit: Pogba e humbi plotësisht respektin për Mourinhon

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-mesfushori legjendar i Manchester United, Paul Scholes, është i kënaqur që Paul Pogba i është kthyer formës së tij të mirë në Old Trafford, nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaerit, pasi mendon se francezi e kishte humbur plotësisht respektin për ish-trajnerin, Jose Mourinhon.

Pogba i është kthyer formës së tij të mirë që kur Solskjaer u emërua në pozitën e trajnerit. Në nëntë ndeshjet e zhvilluara që nga atëherë, Pogba ka qenë ylli i skuadrës, duke kontribuar më shumë në këto ndeshje sesa në të gjithë pjesën tjetër të sezonit nën Mourinhon.

“Natyrisht, kjo është falë punës së Oles. Nuk jam i sigurt nëse Massimiliano Allegri në Juventus do ta kishte këtë lloj sjelljeje ndaj tij. Mendoj se kjo varet edhe nga lojtari. Unë kam qenë ndër kritikët e tij më të mëdhenj, por e bëja këtë sepse kisha luajtur me të”, ka thënë Scholes.

“E kam parë ndër vite se çfarë talenti ka ai. Për pjesën e parë të sezonit dhe ndoshta e sezonin e kaluar, ai po luante për vete. Mendoj se e kishte humbur plotësisht respektin për trajnerit, gjë me të cilën unë nuk pajtohem”.

“Tani, ai po luan me trurin e tij dhe është duke i përdorur aftësitë që i posedon. Ju i keni parë tetë apo dhjetë ndeshjet e fundit të tij dhe aty e keni parë se çfarë lloj lojtari mund të jetë ai”.

Mourinho kishte thënë se francezi mund të jetë zemra e këtij klubit për dekadën e ardhshme, kur ai u kthye në Old Trafford në vitin 2016. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe marrëdhëniet e tyre filluan të prishën. Sapo ndodhi incidenti i parë, problemet mes tyre nuk kishin të ndalur.

Problemet kishin filluar sezonin e kaluar, kur Pogba nuk u zgjodh në formacionin e parë për ndeshjen kundër Tottenhamit, të cilët e humbën me rezultat 2-0. Mourinho i mohoi spekulimet se kishte tension mes atyre të dyve, por Pogba thuhet se ishte tronditur nga ky vendim dhe ai mbeti në bankë edhe për ndeshjen kundër Sevillës në Ligën e Kampionëve, kur “Djajtë e kuq” u eliminuan.

Situata u përkeqësua edhe më shumë  kur Pep Guardiola bëri të ditur se në prill agjenti i Pogbës, Mino Raiola, ia kishte ofruar francezin gjatë afatit kalimtar të kaluar. Pogba u kthye nga turneu i Kupës së Botës me Francës, mirëpo paraqitjet e tij në Rusi u harruan shpejt pasi që filluan përsëri zënkat me Mourinhon.

Pogbës iu ndalua ta mbante shiritin e kapitenit nga Mourinho në shtator, pasi ai i kishte kritikuar taktikat e përdorura nga Mourinho në ndeshjet në Old Trafford. Më vonë, përveç shiritit të kapitenit, Pogba e humbi edhe vendin e tij në formacionin e parë, duke startuar në vetëm tri nga tetë ndeshjet e fundit. Për më tepër, ai nuk luajti fare në ndeshjen kundër Liverpoolit, të fundit për Mourinhon me “Djajtë e kuq”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme