​Liverpool ofron 30 milionë euro për mesfushorin e Gladbachut

Prishtinë | 18 Sht 2016 | 10:59 | Nga

Jurgen Klopp është një fans i madh i mesfushorit Mahmoud Dahoud

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke ndërtuar një skuadër me talente të rinj dhe pa shpenzime marramendëse.

Ai edhe pse dështoi ta transferonte gjatë kësaj vere mesfushorin e Borussia Monchengladbachut, Mahmoud Dahoud, synon ta bëjë këtë verën e ardhshme.

Ai ende është duke e përcjellë progresin e lojtarit, për të cilin është gati të ofrojë 30 milionë euro, shkruan Sunday Express.

Dahoud po ashtu është cak edhe i shumë skuadrave tjera të mëdha të Evropës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme