​Liverpool-Tottenham, formacionet e mundshme

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Liverpool këtë sezon është në formë të mirë në kampionatin anglez, pasi ka vetëm një barazim dhe tetë fitore në nëntë ndeshje të zhvilluara. Ndërsa, Tottenham kërkon vetëm fitore në këtë ndeshje për t’u rikthyer në formën e duhur dhe t’i afrohet top 4, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të luaj në Ligën e Kampionëve.

Liverpool(4-3-3): Alisson, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum, Salah, Firmino, Mane.

Tottenham(3-4-2-1): Gazzanigga, Sanchez, Alderweireld, Vertonghen, Aurier, Sissoko, Winks, Rose, Son, Alli, Kane.

Kujtojmë që ndeshja fillon në ora 17:30 dhe zhvillohet në “Anfield”.

Të ngjashme