​Mallkimi i numrit 9 në Chelsea: Dështakët që Higuaini s’duhet t’i kopjojë

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Gonzalo Higuaini është lojtari i fundit, të cilit iu dorëzua fanella me numër nëntë në Stamford Bridge, mirëpo a do të jetë ai po aq i pasuksesshëm sa paraardhësit e tij në Chelsea?

Sulmuesi argjentinas e kompletoi transferimin e tij në Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të janarit, dhe ai do ta zëvendësojë Alvaro Moratën, i cili pasi dështoi në Angli, u transferua në Atletico Madrid.

Chelsea vendosi t’ia dorëzojë Higuainit fanellën me numrin nëntë, mirëpo kjo fanellë nuk u ka sjellë fat të mirë sulmuesve gjatë viteve të fundit. Lojtarë si Fernando Torres, Radamel Falcao e Morata nuk arritën t’i plotësojnë pritshmëritë e krijuara për ta.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të cilët vuajtën nga “mallkimi” i fanellës me numrin nëntë në Chelsea:

Alvaro Morata: 2017-2019

Spanjolli e kishte filluar mirë karrierën e tij në Stamford Birdge, pasi që arriti t’i shënojë tetë gola dhe t’i asistojë katër të tjera në 11 paraqitjet e para në Premierligë. Mirëpo, kjo situatë ndryshoi, fillimisht për shkak të disa lëndimeve.

Vetëbesimi i tij i ulët dhe gjendja fizike kontribuuan në formën e tij të keqe dhe rrjedhimisht ai e humbi vendin në ekipin kombëtar të Spanjës për Kupën e Botës. Paraqitjet e dobëta bën që ai të kthehet te klubi i tij i fëmijërisë, Atletico Madridi.

Radamel Falcao: 2015-2016

Edhe pasi dështoi si huazim në Manchester United, ku Falcao i shënoi vetëm katër gola në 26 paraqitje, ai arriti të transferohej në Chelsea në vitin 2015. Ai bëri paraqitje edhe më të dobëta për Chelsean, pasi që e shënoi vetëm një gol në 12 ndeshje, dhe mbeti vetëm si opsion i dytë, pas Diego Costas.

Falcao u kthye në Monaco pasi përfundoi periudha e tij e huazimit në Chelseat dhe ende luan për klubin francez.

Fernando Torres: 2011-2015

Pas klubi londinez e bleu Torresin për plot 57 milionë euro nga Liverpoolit, tifozët pritën shumë nga spanjolli. Mirëpo, ai nuk arriti të tregohet aq i rrezikshëm sa në Liverpool dhe i deshën 903 minuta lojë për ta shënuar golin e parë për të kaltrit.

Ai i shënoi vetëm 11 gola në të gjithë sezonin e parë për Chelsean. Megjithatë, ai u tregua vendimtar në disa raste, si në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2012, por u kthye në Atletico Madrid në vitin 2016, pasi dështoi edhe në Milan.

Franco Di Santo: 2008-2010

Pasi e filloi karrierën e tij në mënyrë të mrekullueshme me klubit kilian, Audax Italiano, Chelsea e transferoi Franco Di Santos në vitin 2008 dhe ai u fut menjëherë në formacionin e parë të ekipit. Di Santo i bëri 16 paraqitje në sezonin e tij të parë, dhe nuk arriti ta shënojë asnjë gol.

Claudio Pizarro: 2007-2009

Pizarro i shënoi vetëm dy gola në dy sezone në Stamford Bridge, pasi u transferua nga Bayern Munichu, ku i kishte shënuar 71 gola në 174 paraqitje.

Steve Sidwell: 2007-2008

Arsyeja pse Chelsea vendosi t’ia japë fanellën me numër nëntë një mesfushori ende mbetet një mister, po aq mister sa arsyeja pse vendosi ta blejë Sidwellin. Ai i kishte shënuar 29 gola për Readingun, megjithatë e përfundoi karrierën në Chelsesa pa e shënuar asnjë gol.

Khalid Boulahrouz: 2006-2007

Nëse Sidëell ishte zgjedhje e çuditshme për fanellën me numër nëntë, atëherë Boulahrouz, mbrojtës, ishte zgjedhje plotësisht e çmendur. Si Sidwelli, ai nuk arriti ta shënojë asnjë gol gjatë periudhës së tij në Stamford Bridge.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme