​“Messi ende mund ta fitojë Kupën e Botës me Argjentinën”

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Argjentinës, Javier Saviola, beson se Lionel Messi është i lënduar nga fakti se nuk ka arritur ta fitojë titullin e Kupës së Botës me Argjentinës, mirëpo ai insiston se ka ende kohë për yllin e Barcelonës që ta bëjë këtë.

37-vjeçari kishte luajtur përkrah Messit në nivel të klubit dhe të ekipit kombëtar, pasi që Saviola kishte qenë lojtari i Barcelonës gjatë vjetëve 2001-2007, para se ai ta bënte një lëvizje kontroverse, duke u transferuar në Real Madrid.

Përkundër që Messi e ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në sukseset e Barcelonës në gara të ndryshme, gjatë 14 vjetëve të tij me klubin katalonas, ai nuk i ka arritur asnjëherë këto suksese me Argjentinën.

Saviola mendon se kjo gjë mund të ndryshojë në turneun e ardhshëm të Kupës së Botës, që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar dhe ai besoj që Messi është ende lojtari më i mirë në botë.

“Fatkeqësisht, Messi nuk e ka fituar asnjë turne me ekipin kombëtar dhe tifozët e Argjentinës janë shumë kërkues. Unë isha bashkëlojtar i Messit, e di se si ndihet ai për ekipin kombëtar dhe sa lëndohet kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do ai”, ka thënë Saviola.

“Gjëja më e rëndësishme është të besosh se gjithçka do të shkojë në rregull dhe të besosh se Kupa e Botës e radhës do të jetë e Argjentinës. Messi është më i miri në botë e ndoshta edhe në histori. Ne gjithmonë i presim garat në Argjentinë dhe mendojnë për trofeun e radhës”.

“Të luash për ekipin kombëtar është ndryshe sepse Argjentina nuk është Barcelonë. Në Barcelonë, ata stërviten gjatë gjithë vitit, lojtarët kanë qenë së bashku për shumë vjet dhe të gjitha metodat janë të ndryshme. Mendoj se ky është ndryshimi i madh”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme