​Presidenti i Bayernit: Klopp, afër pozitës së trajnerit te klubi im

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Bayern Munichut, Ulli Hoeness, foli për respektin që e ka për Jurgen Kloppin, duke zbuluar se trajneri i Liverpoolit kishte qenë shumë afër pozitës së trajnerit të klubit të tij, në vitin 2008.

Liverpooli dhe Bayern Munichu do të takohen të martën për ndeshjen e parë në kuadër të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, Hoeness pretendon se gjërat mund të kishin qenë ndryshe, pasi që Kloppi kishte qenë njëri ndër opsionet për pozitën e trajnerit të Bayernit para 11 vjetëve. Por,  në fund ata kishin vendosur ta emëronin Jurgen Klinsmannin, ndërsa Kloppi kishte kaluar nga Mainzi në Dortmund.

“Personalisht, unë kam përshtypje shumë të mira për Jurgen Kloppin.  Para shumë vjetëve, ne u pajtuam që të bashkëpunojmë, por në fund ne e emëruan Jurgen Klisnmannin në pozitën e trajnerit”, ka thënë Hoeness.

“Aty e tregova se sa shumë e respektoj atë dhe punën e tij. Do të jetë një detyrë shumë e vështirë për të dy skuadrat. Shpresoj se ne do të dalim nga këto dy ndeshje si triumfues”.

Kloppi arriti t’i fitojë dy tituj të Bundesligës me Dortmundin, para se të emërohej në pozitën e trajnerit të Liverpoolit, në vitin 2015. Gjatë kësaj kohe me klubin anglez, Kloppi ka pësuar disfatë në finale të Evropa Ligës dhe të Ligës së Kampionëve.

Tani, Kloppi do të tentojë që të shkojë një hap më tutje në Ligën e Kampionëve dhe ta fitojë medaljen e artë të kësaj gare. Për ta arritur këtë gjë, ai fillimisht duhet ta kalojë sfidën e parë, kundër Bayernit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme