​Rakitiq dridh Barcelonën

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 18:05 | Nga

Mesfushori kroat, Ivan Rakitiq, nuk e ka fshehur dëshirën e tij që në të ardhmen të punojë me dy ish-trajnerët e tij Unai Emeryn dhe Luis Enriquen.

Ai tha se këta dy trajnerë kanë pasur rëndësi shumë të madhe në karrierën e tij si futbollist.

“Do të dëshiroja shumë që të punoja me ta sërish. Ata kanë qenë fondamental në karrierën time dhe janë të ngjashëm në dashurinë ndaj futbollit. Ata nuk duan kurrë të humbasin, as në stërvitje”, tha Rakitiq për Marcan.

Emery është trajner i PSG-së, skuadër kjo e interesuar për shërbimet e tij, ndërsa Enrique ende është pa skuadër që prej largimit nga Barcelona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme