​Real Madridi, ultimatum Julen Lopeteguit

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Mediat spanjolle raportojnë se trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka kohë deri në ndeshjen kundër Barcelonës më 28 tetor të këtij viti, për ta siguruar pozitën e tij si trajner në Santiago Bernabeu.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thuhet se i ka dhënë ultimatum Lopeteguit për ta përmirësuar formën e klubit madrilen, pasi që gjatë shtatë ndeshjeve të fundit kanë arritur t’i fitojnë vetëm dy prej tyre, transmeton Gazeta Express.

Nëse ai nuk arrin ta përmirësojë formën e skuadrës para se të udhëtojmë në Camp Nou për ndeshjen kundër Barcelonës, atëherë ai do të shkarkohet nga puna.

Spanjolli u emërua në pozitën e trajnerit pasi përfundoi sezoni i kaluar, pas dorëheqjes së Zinedine Zidanit. Në kohën kur u emërua trajner i Real Madridit, Lopetegui e kishte në dorë edhe drejtimin e Kombëtares së Spanjës.

Megjithatë, ai u shkarkua nga pozita e trajnerit të Spanjës vetëm disa ditë para se të fillonte Kupa e Botës, pasi që tashmë ishte bërë e ditur se do të jetë trajner i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Diario As raporton se në vend të tij mund të vijë trajneri i Real Madrid Castillas, Santiago Solari, Antonio Conte apo Jose Mourinho, nëse me të vërtetë shkarkohet Lopetegui.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme