​Si votohet për Topin e Artë?

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet sonte në orën 20:45, dhe mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric është kandidati favorit për ta fituar këtë çmim, i cili gjatë dekadës së fundit i ka takuar Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Lista fillestare e kandidatëve për këtë çmim përbëhet nga 30 futbollistë dhe ajo zgjidhet nga ekipi redaktorial i gazetës franceze të futbollit, France Football, e cila edhe e ndan këtë çmim, transmeton Gazeta Express.

Pas kompletohet lista prej 30 futbollistëve, formohet një juri prej gazetarëve të cilët përfaqësojnë vende të ndryshme të botës. Këta gazetarë do ta kenë detyrën t’i votojnë futbollistët, duke i radhitur ata.

Pas formohet juria e gazetarëve, ata do t’i zgjedhën top pesë futbollistët e tyre nga ajo listë prej 30 futbollistëve dhe pastaj do t’i radhitin ata sipas meritës. Rregullat thonë se gazetarët duhet t’i vlerësojnë futbollistët sipas:

  1. Paraqitjeve individuale dhe me ekip gjatë vitit;
  2. Klasi i lojtarit (talenti dhe fair play);
  3. Vlerësimi i përgjithshëm i karrierës së futbollistit.

Futbollisti i cili vlerësohet nga secili gazetar në pozitën e parë do t’i marrë gjashtë pikë, i dyti katër pikë, i treti tre pikë, i katërti dy pikë dhe i pesti një pikë.

 

 

Të ngjashme