​Zidane bën rikthimin sensacional në Real Madrid

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht se Zinedine Zidane do të rikthehet në postin e trajnerit te klubi mbretëror.

Klubi përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se bordi i drejtorëve të hënën ka vendosur të shkarkojë Santiago Solarin dhe se në vend të tij është rikthyer Zinedine Zidane.

Zidane do të jetë pjesë e Realit deri në qershor të vitit 2022.

Ai ishte larguar nëntë muaj më parë, pas triumfit të Ligës së Kampionëve për herë të tretë rresht.

“Los Blancos” ka kaluar një sezon të mjerë deri më tani, nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit.

Real Madrid u eliminua së fundi nga Ajaksi në Ligën e Kampionëve, ndërsa edhe në kampionatin spanjoll ka pak gjasa të fitojë titullin e kampionit, pasi ka 12 pikë më pak se lideri Barcelona.

Megjithatë, Zidane është bindur të kthehet në klub, pas garancive se do të ketë rol në vendimet e mëdha në skuadër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme