​Zidane shkruan historinë, 7 humbje, 7 tituj

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 17:19 | Nga

Real Madridi e ka fituar Superkupën e Spanjës pasi e mposhti 5:1 Barcelonën me rezultat të përgjithshëm (3:1 në Camp Nou, 2:0 në “Santiago Bernabeu”).

Trofeu i Superkupës së Spanjës, ishte trofeu i shtati për trajnerin francez, Zinedine Zidane, që kur mori Real Madridin në janar të vitit 2016.

Që nga ajo kohë, Reali nën udhëheqjen e tij ka zhvilluar 90 ndeshje, ku “Los Blancos” regjistrojnë 68 fitore, shtatë humbje dhe 15 brazime.

Pra në 90 ndeshje, Reali i Zidanë ka pësuar vetëm shtatë humbje, aq sa ka fituar tituj deri më tani.

Njëherit ky ishte titulli i katërt për këtë sezon i Real Madridit, aq sa kishte fituar edhe Carlo Ancelotti me “Los Blancos”, në vitin 2014.

Por, Zidane deri në fund të këtij viti, mund ta fitojë edhe titullin e pestë brenda këtij viti, kur në dhjetor luan në Kupën e Botës për Klube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme