Ethet e ndeshjes Angli-Kosovë po rriten sa më shumë që po afrohet koha e kësaj super përballje.
Indeksonline mëson se 1900 tifozë shqiptarë do të jenë të vendosur prapa portës.
Jo vetëm kaq. Mbi 2000 tifozë shqiptarë të tjerë do të jenë në pjesët e tjera të stadiumit.
Prania e mijëra tifozëve shqiptarë është sinjal i fuqishëm se Kosova e vogël por me zemër të madhe nuk do të jetë e vetme përballë superyjeve të futbollit botëror.