Gjeniu i Barcelonës, Lionel Messi, sot feston 30-vjetorin e lindjes. Lojtari i cili ka përcaktuar një epokë futbolli vazhdon të jetë në krye, gjithnjë duke dhuruar spektakël dhe emocione në mënyrën e tij krejtësisht autentike.
Argjentinasi është melodia e lojës më popullore në botë, një kompozim unik dhe motivues, që do të ruhet në tablonë e kujtimeve të çdo tifozi me aksionet e jashtëzakonshme, golat epikë, triumfet e bujshme dhe gjithçka tjetër thuajse hyjnore që ai na ka treguar, shkruan telesport.al.
Hidhini një sy kësaj videoje me dhjetë gjëra të pamundura, të cilat vetëm Messi di t’i bëjë!