10 mijë tifozë nderojnë legjendën Fadil Vokrri

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 20:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Stadiumi i Kryeqytetit “Fadil Vokrri” është pothuajse i mbushur i tëri, për ndeshjen e Superkupës së Kosovës në futboll. Në shkallët e stadiumit të saporenovuar janë prezentë mbi dhjetë mijë tifozë.

Drita, si kampione dhe Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës po ballafaqohen për trofeun e parë të sezonit të ri në Kosovë.

Para takimit në shenjë nderimi për veprën e legjendës së ndjerë të futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, të gjithë të pranishmit mbajtën një minutë heshtje.

Në fushën e renovuar dhe të shndërruar në një impiant të vërtetë, ishin të vendosura edhe dy fotografi të Vokrrit.

Të gjithë 22 lojtarët në fushë mbajtën nga një shirit të zi me numrin nëntë në shenjë të nderimit të legjendës së futbollit, i cili vdiq para disa muajsh.

Prishtina po luan për trofeun e dhjetë të Superkupës, kurse Drita të parin në histori të klubit.

Image may contain: one or more people, people playing sports, stadium, crowd and outdoor

Image may contain: outdoor

Image may contain: one or more people and outdoor

Image may contain: stadium and crowd

Të ngjashme