12 ditë larg Botërorit, Brazili ndan numrat e fanellave

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 12:44 | Nga

Kur kanë mbetur vetëm 12 ditë nga starti i kampionatit Botëror të futbollit, “Rusi 2018”, skuadra e Brazilit ka ndarë edhe numrat që do të mbajnë futbollistët mbi shpinë.

Pasi zyrtarizoi listën me 23 futbollistët disa ditë më parë, Tite i ka besuar numrin një portierit të Romës, Alisson Becker, ndërsa mbyllet me një tjetër portier, Ederson që mban numrin 23.

Lideri i Seleçaos, Neymar do të mbajë numrin 10 në këtë kompeticion, ndërsa kapiteni i skuadrës, mbrojtësi i Interit Miranda, do të mbajë numrin 3.

Më poshtë janë 23 futbollistët e grumbulluar dhe numrat që do të mbajnë në fanellë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme