1200 huliganë mbeten në Londër, iu konfiskohen edhe pasaportat

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 16:03 | Nga

Autoritet angleze kanë ndaluar 1200 huliganë të udhëtojnë drejt Rusisë.

Atyre u janë konfiskuar pasaportat në tentativë për të shkuar drejt Rusisë.

“U është ndaluar hyrja në Rusi më shumë se 1200 tifozëve, me precedentë dhune nëpër stadiume.

Kupa e Botës është një festë e futbollit dhe nuk ka hapësira për dhunë dhe trazira”, shprehen autoritetet.

Gjithsej policia ka proceduar 1254 persona, pasaportat këta persona do ti marrin pas përfundimit të Botërorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme